Lufta në Ukrainë: Rusët do të paguajnë 45 euro më shumë për të hyrë në BE
Bashkimi Evropian po propozon ta bëjë më të shtrenjtë dhe më të vështirë marrjen e vizave për qytetarët rusë.
Rusët që dëshirojnë të hyjnë në BE do të përballen me një proces më të gjatë aplikimi dhe do ta shohin që tarifat janë rritur nga 35 në 80 euro.
Kjo do të vazhdojë për sa kohë që Moska do të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës, tha Komisioni i BE-së.
Më shumë se një milion rusë kanë udhëtuar në vendet e BE-së që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.
Margaritis Schinas, një nënkryetare e Komisionit të BE-së, tha se Rusia kishte “minuar plotësisht” besimin mbi të cilin bazohej marrëveshja ekzistuese e vizave BE-Rusi.
Sipas kësaj marrëveshjeje, rusët për 15 vjet kishin një proces të thjesht për marrjen e vizave të BE-së, shkruan BBC.