Lufta për territore: Pas pretendimeve të Rusisë në Ukrainë, vjen alarmi nga Turqia për Greqinë

13 shkurt 2022 | 13:03

Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, në një nga intervistat e fundit. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se deklaratat e Cavusoglut lidhur me sovranitetin mbi disa ishuj të Greqisë janë kundërproduktive.

“Sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj është i padiskutueshëm. Turqia duhet ta respektojë, të përmbahet nga provokimet”, ka shkruar Stano në llogarinë e vet në “Twitter”, duke publikuar një deklaratë zyrtare të BE-së për këtë çështje.

“Komentet e Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një intervistë të fundit, duke kundërshtuar sovranitetin e Greqisë mbi disa nga ishujt e saj, janë kundërproduktive dhe kundërshtojnë përpjekjet për de-përshkallëzim në Mesdheun Lindor të kërkuara në Konkluzionet e Këshillit Evropian nga 23 marsi dhe 24-25 qershori 2021”, është thënë në reagimin e BE-së.

Bashkimi Evropian ka thënë se sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj është i padiskutueshëm.

“Turqia duhet ta respektojë atë, të përmbahet nga deklaratat dhe veprimet provokuese në këtë drejtim, të angazhohet pa mëdyshje për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të punojë për ta zgjidhur çdo mosmarrëveshje në mënyrë paqësore. Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen”, është thënë në reagimin e BE-së.

Ky ritensionim i situatës mes Greqisë dhe Turqisë nga kjo e fundit vjen në një kohë kur shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane po përpiqen ta parandalojnë nisjen e një lufte të re në Ukrainë nga Rusia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emri saj po përmendet kudo. Padyshim që Bora Zemani është…