Lufta speciale kundër shtetit tonë
Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë
E mbani mend me siguri 12.06.1999 atëherë kur ne u çliruam nga kthetrat Serbe, ajo ditë mbetët në zemrat tona përjetësisht.
Kurse në të njëjtën datë me 12 Qershor 1999 një gjeneral argat kryesor i Milllosheviçit pati thënë: “sot me 12.06.1999 për ne fillon lufta”.
Dhe për çka e ka pasur ai fjalën, dihet saktë, lufta speciale ka nisur po atë ditë, kundër procesit të shtet-ndërtimit dhe kundër vlerave tona euroatlantike.
Kjo quhet luftë speciale e tyre kundrejt shtetit tonë, unë i them dhe e quaj me këtë term ashtu si i takon, nuk i jep fines ta quaj as luftë hibride assesi tjetër emër dhe fines pos asaj që është luftë speciale.
Po të kishte mundësin Serbia sot do të niste një lufte të hapur kundër nesh, por siç vlerësohet nga ekspertet e sigurisë në nivel global se shanset i ka barabartë me zero, ajo konstant në 24/7 zhvillon lufte speciale kundër shtetit tonë, Republikës së Kosovës, ne bashkëpunim e koordinim të plotë me palën Ruse.
Normalisht deri aty ku interesi trans nacional i Rusisë nuk cenohet, sepse në atë rast nuk rrezikon as Rusia, sepse ka interes të mbetet në vallen e rendit botëror.
Kur në shtetin tonë ndodhë ndonjë tragjedi e çfarëdo lloji:
Serbia me mediat propaganduese e shfrytëzon që në minutën e parë, i shfrytëzon ato kinse sulme ndaj popullatës Serbe në Kosovë, madje ushqen opinionin me trillime, dhe e nxitë popullin Serb atje me urrejtje ndëretnike, dhe kjo është luftë speciale që Serbia ushtron ndaj Republikës se Kosovës…
Sa herë te mbahet mbledhja/seanca e radhës e KS-OKB-së, ku raportohet për shtetin e Kosovës (seanca të panevojshme) një muaj para seancës gjithmonë duhet të ndodhë diçka dhe kjo është bërë patetike dhe kurdisje monotone, në mënyrë që Serbia të këtë material propagandues.
Kjo është makineria Serbe e njohur për shkollën propaganduese.
Serbia këto tragjedi tona që na ndodhin, ajo i shfrytëzon si të vetat dhe sulmon me atë monedhë por gjithmonë dështon.
Fillon trumbetimi i tyre në KS te OKB dhe kjo është lufte speciale, nuk është as luftë hibride as organike dhe inorganike por luftë speciale.
E tërë kjo i ngjason një orkestrimi filarmonia e dirigjuar nga dirigjenti botërore Rusia.
Ky është realiteti
Për sigurinë tonë kujdeset NATO, por kujdesemi edhe ne tashmë me levat tona të sigurisë, të cilat i kemi ndërtuar me profesionalizëm, si shtetësi e re, çdo veprimtari të tyre ne kundërvihemi dhe duhet të kundërvihemi me fakte, por dhe me ndihmën e aleateve, sepse pa përkrahjen e tyre e kemi të pamundur momentalisht.
Nëse dikush mendon që kjo gjë pra kjo luftë speciale e Serbisë kundër shtetit tonë Kosovës nuk është asgjë përveç se një lojë e tentative, “atëherë ai njeri ka lajthitur, dhe as që ia ka idenë se çka po ndodhë”.
E çka është lufta speciale
Lufta Speciale:
Është tërësi e aksioneve, veprimeve dhe masave të organizuara dhe të koordinuara politike, ekonomike, psikologjike-propagandistike, informative – subversive, terroriste dhe shpesh ushtarake të cilat i ndërmerr një ose me shume shtete, kundër një shteti tjetër (ose grup shtetesh), për të imponuar hegjemoni, ndërhyrja në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe shoqërore, realizimi i qëllimeve të caktuara, minimin e sistemit të brendshëm të sistemit politik dhe ekonomik, shkaktimin e krizave dhe trazirave dhe investimi për nxitje në mos durim fetar dhe të tjera, dobësimi e stabilitetit të përgjithshëm dhe krijimin e kushteve për aksion të armatosur, me një fjalë destabilizimin e plotë të atij shteti.
Qëllimet strategjike të luftës speciale, si komponent bazë e strategjisë së veprimit indirekt, janë, që të bëhen përgatitjet, të bëhet gjithçka gati për agresion dhe realizimin e lehtë të tij.
Objekti i sulmit të luftës speciale janë vlerat themelore të shoqërisë, ideologjia, politika, ekonomia, kultura, arsimi, forcat e armatosura dhe sistemi informativ.
Në aspektin taktik, lufta speciale zhvillohet në proces dhe nuk ndalet.
Është e mundur që të zhvillohet në tri faza:
Faza e parë, kryhet me metoda dhe me mjete suptile.
Kryesisht angazhohet shërbimi informativ, i cili, me metoda të fshehta dhe indirekte, zhvillon disa forma të luftës special (propaganda).
Nga ana kohore, kjo mund te zgjasë shume vite.
Në fazën e dytë, gjithmonë krahas shërbimit agresor dhe konstant pa ndalur.
Në fazën e tretë vjen, eskalimi taktik i formës së luftës speciale. Paraqiten me aktivitetin e shumë organeve shtetërore të agresorit, dhe qeverive të tyre.
Në të vërtetë, lufta speciale nuk do te rrjedhë gjithmonë sipas fazave të paraqitura.
Janë të mundshme kalimet nga faza e parë në të tretën dhe atëherë do të vie në shprehje taktika nxehtë – ftoftë dhe ftoftë-nxehtë.
Shërbimet informative, në fazat e veta të luftës speciale, dhe me anë të hulumtimeve informative hap hapësirë për aplikimin e formave tjera të veprimit. Forcat, në të cilat mbështeten shërbimet informative gjatës luftës speciale, gjenden në shtetin e sulmuar dhe jashtë.
Forcat e brendshme armiqësore në shoqërinë e dhënë, janë forca kryesore, në të cilën agresori llogaritë.
Këto janë organizatat të cilat paraqesin kolonën e pestë të agresorit, grupet opozitare të cilat bëjnë rezervën e saj, si dhe personat tjerë të pakënaqur, të pa vendosur ose të tjerë të cilët në procesin e ndërrimit të marrëdhënieve në shoqërinë e rrezikuar, vendosen ne shërbim të agresorit.
Agjentura klasike në shtet, shërben për stimulimin, ndërlidhjen dhe drejtimin e armikut të brendshëm.
Forcat jashtë shtetit me të cilat disponon shërbimi informativ i agresorit janë njësitet për veprime speciale, personat, grupet dhe organizatat që rrjedhin nga shteti – viktimë si irredentiste, secesioniste dhe emigrante.
Doktrina e çdo lufte, por edhe e luftës speciale, bazohet në disa faktor të rëndësishëm, mes të cilëve janë forcat dhe shoqëria, format dhe metodat, hapësira dhe koha.
Duke nisur nga këta faktorë dhe njëkohësisht duke i lidhur me qëllimet, lufta speciale, kryesisht bazohet në parimet kryesore të ardhshme:
E para, lufta speciale është e mundur të udhëhiqet vetëm me përdorimin e forcave të caktuara të cilat për nevojat e kësaj lufte, organizohen, furnizohen dhe përgatiten.
Duke pasur parasysh se në luftën speciale, aplikohen shumë forma dhe metoda, gjithashtu edhe forca për këso lufte, në aspektin organizativ, financiar dhe kadrovik, nuk mund të jenë të unifikuara, në të gjitha kushtet.
Organizimi i formës së forcave për zhvillimin e luftës speciale, pa marrë parasysh sa janë të militarizuara disa pjesë të saj, parimisht i nënshtrohen standardeve ushtarake të zakonshme të organizimit.
E dyta, lufta speciale nënkupton, shumëllojshmëria, gjithë përfshirja dhe origjinaliteti në aksion, ofensiviteti, informimi maksimal mbi kundërshtarin, fshehtësia dhe siguria e veprimeve dhe detyrave, dhe aftësimi kulminantë i forcave që kryejnë veprime speciale.
E treta, lufta speciale sipas hapësirës, zhvillohet në territoret kombëtare të shteteve tjera dhe globalisht në hapësirat kontinentale, ndërsa në disa forma të veta, edhe në përmasa botërore.
E katërta, lufta speciale parimisht, zhvillohet në kohën kur nuk zhvillohet asnjë lloj i luftës. Ndaj disa vendeve, ai në disa forma të veta, mund të jetë shumë afatgjatë, veçanërisht kur ndërmerren aktivitete psikologjike-propagandistike.
Shteti i rrezikuar, ndaj të cilit ndërmerren aktivitete të luftës speciale, vështirë ose me vonesë zbulon fillimin e aksioneve, mund të ekzistojnë edhe rastesh që thelbi dhe përmbajtja e ndonjë aksioni vërehet në vigjilje të tyre ose pasi ato të kryhen .
Kryeministri Britanik Boris Johnson ndjehet shumë i shqetësuar për situatën në Ballkan dhe rrezikun që po i kanoset tërë Ballkanit, andaj ai ka dërguar një emisar special për Ballkanin.
Sekretari i përgjithshëm NATO-s. Jan Stoltenberg shpreh shqetësimin maksimal për situatën në Ballkan dhe ndërhyrjen Ruse.
Kjo na shqetëson edhe ne shumë prandaj nevojitet vigjilencë si kur me parë.
Shteti fqinjë me sjellje armiqësore nuk flenë.
Ne duhet ta ruajmë qetësin dhe të punojmë në aspektin e sigurisë, ta ruajmë paqen e stabilitetin e Ballkanit perëndimor dhe ta mposhtim propagandën e Serbisë zyrtare në paqe me argumente të patjetërsueshme.
Mitrovice 06.12.2021