Lufta Tregtare, BE: S’kemi frikë nga presionet
Tensionet mes SHBA dhe BE mbi tarifat që presidenti amerikan Donald Trump vendosi ndaj importeve të çelikut dhe aluminit janë të larta, e këtë e tregoi qartë deklarata e fundit e komisioneres për tregtinë, Cecilia Malmstrom.
Pas diskutimeve të zhvilluara në fundjave me përfaqësuesin amerikan të tregtisë Robert Lighthizer, Malmstrom tha gjate një konferencë në Bruksel se proteksionizmi po përdorej si armë për të kërcënuar dhe frikësuar Bashkimin Europian.
“Në disa vende tregtia është fajësuar për të metat e globalizimit. Së fundmi po shohim se si po përdoret si armë për të na kërcënuar dhe frikësuar. Por ne nuk kemi frikë, do t’i bëjmë ballë “të fortëve’ te proteksionizmit”, tha Cecilia Malmstrom.
Njoftimi i Donald Trumpit për të tarifuar me 25 përqind importet e çelikut dhe 10 përqind ato të aluminit ka ngjallur friken e një luftë tregtare. BE-ja kërkon që të përjashtohet nga masat ashtu si Kanadaja dhe Meksika, ose në të kundërtën kërcënon të vendosë tarifa ndaj importeve të produkteve amerikane, të tilla si uiski dhe xhinset.
Australia është optimiste se do të t’i shpëtojë tarifave, por Trump e ka lidhur këtë me një marrëveshje të re sigurie me dy vendeve. Tarifat kundërshtohen edhe nga pjesëtarët e partisë republikane të Trump, të cilët tradicionalisht kanë favorizuar tregtinë e lirë.
Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se askush nuk do ta fitonte garën deri në fund dhe se tarifat rrezikonin të dëmtonin këdo./Top Channel