Luftanija amerikane rrezon dronin iranian
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka treguar se marina amerikane ka qëlluar një aeroplan pa pilot iranian, në ngushticën e Hormuzit. “Anija mori masa mbrojtëse kundër një aeroplani iranian që ishte në një distancë shumë të afërt, afërsisht 900 metra, duke injoruar thirrjet e shumëfishta, dhe duke kërcënuar sigurinë e anijes dhe të ekuipazhit të anijes”, ka deklaruar Trump.
Ai e quajti incidentin, si provokimin e fundit nga ana e Iranit, kundër anijeve që lundrojnë në ujërat ndërkombëtare. “Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për të mbrojtur personelin, objektet dhe interesat tona”, ka thënë Trump.
Kurse, Irani ka treguar se nuk kishte informata për humbjen e një aeroplani.
Luftanija amerikane është pjesë e një grupi anijesh të marinës që ndodhen në ngushticë, mes Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, të cilat shënojnë një prani më të madhe ushtarake të SHBA në rajon.
Incidenti vjen katër javë pasi Irani rrëzoi një dron amerikan vëzhgimi që fluturonte mbi hapësirën ajrore ndërkombëtare në të njëjtën zonë. Tensionet në rajonin e Gjirit vazhdojnë të jenë të larta. Të enjten, Teherani tha se kishte konfiskuar një “cisternë të huaj” dhe ekuipazhin e saj për shkak të “kontrabandës me naftë” në Gjirin Persik. Shtetet e Bashkuara i bën thirrje Teheranit për lirimin e menjëhershëm të cisternës.