Luftë e ashpër në ajër, rrëzohen dy avionë rus dhe një ukrainas
Gazetari ukrainas i “The Kyiv Independent”, Illia Ponomarenko, ka njoftuar se dy avionë luftarakë rusë Su-35 janë rrëzuar gjatë natës.
“Dy ‘Sukhoi Su-35S’ rusë u rrëzuan gjatë natës nga sistemet ‘S-300’, Ukraina humbi një ‘Mikoyan MiG-29 ‘në luftime”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.
Two Russian Sukhoi Su-35S downed overnight by S-300 systems, Ukraine loses 1 Mikoyan MiG-29 in dogfight
— Illia Ponomarenko 🇺🇦 (@IAPonomarenko) March 2, 2022
Për këtë ka shkruar edhe “The Spectator Index”.
“Dy avionë luftarakë ukrainas ‘Mig-29’, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, shkatërruan dy avionë rusë ‘Su-35’ mbi Kyiv, me humbjen e një avioni edhe për ukrainasit”.
BREAKING: Two Ukrainian Mig-29 fighter jets, as well as air defense systems, destroyed two Russian Su-35 jets over Kyiv, with the loss of a jet for the Ukrainians also.
— The Spectator Index (@spectatorindex) March 2, 2022