‘Luftë hibride?’ – Matoshi: Nëse është kështu siç thotë Kurti, duhet arrestuar një brigadë gazetarësh
Këtë të mërkurë u publikua një tjetër audio-incizim i cili pretendohet të ketë ndodhur mes shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Milan Radoiçiq.
Lidhur me këto përgjime po diskutohet në studion e emisionit “Politiko” në Kanal 10.
Analisti Halil Matoshi ka folur rreth deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe protagonistes së këtyre përgjimeve, Mimoza Kusari-Lila kjo është një luftë hibride.
Sipas tij, nëse është e vërtetë ajo që thotë Kurti, duhet arrestuar një brigadë gazetarësh.
“Jo more s’ka lidhje me luftë hibride, kjo është një fakt që vetëm kjo periudha që po jetojmë që s’besojmë fakteve por besojmë të njeriu, mund të thonë se është luftë hibride, sepse nëse është luftë hibride e Serbisë, atëherë një brigadë e gazetarëve e analistëve duhet që të arrestohen sonte, nëse është e vërtetë atë që thotë kryeministri, nëse nuk është e vërtetë duhet me bajt pasojat për faktet, fakti nuk zhbëhet. Një pjesë nga kjo bisedë është publikuar edhe herën e parë, kur thotë “e kreva mbledhjen po shkojë në shtëpi”, ka thënë Matoshi.
Ai tutje ka thënë se Kusari- Lila asnjëherë nuk e mohon se ka folur me Radojçiqin.
“Me kushtetutën e Kosovës dhe kodin penal kjo bisedë bien në suaza të kompetencave të deputetit dhe në këtë aspekt nuk ka bërë asnjë shkelje. Sidoqoftë bie në suazat e grupit parlamentar me u koordinua me grupet parlamentare dhe deri këtu ska asgjë të keqe, por e keqe është karma se s’ka asgjë që nuk kthehet në këtë jetë, gjë po thënë e pa bë, kjo struktur politike, kundër ish qeverive nuk ka lënë. Është e vërtetë që Radojçiq ka qenë në zyre të kryeministrit dhe të presidentit, por ka qenë zyrtar, ka qenë nënkryetar i Listës Serbe e pranuar në KQZ e financuar nga taksat tona dhe pjesëmarrës në Kuvend si parti e para dhe e dyta, ta quash një gazetar që po bën luftë hibride dhe të mos lëvizë Prokuroria me ardhë në situatë kur ose ka të drejtë gazetari ose ka të drejt Albin Kurti. Këtë mund ta zgjedh një komision hetimor në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Matoshi.