Luftë kundër Bitcoin, policia në Malajzi shkatërron 1,069 pajisje që prodhonin monedhën virtuale (Video)
20 korrik 2021
| 21:08
Autoritetet Malajziane kanë bërë një shtypje të vërtetë të aktivitetit të kriptomonedhave. Pasi konfiskuan 1069 pajisje përdorur për gërmimin e tyre, ata përdorën një rul ngjeshës për ti shkatërruar ato.
Bllokimi i këtij aktiviteti erdhi pasi 2 milionë dollarë në elektricitet ishte vjedhur pikërisht nga gërmimi i kriptomonedhave.
Një video është publikuar online ku me rulin ngjeshës shkatërrohen pajisje me vlerë 1.26 milionë dollarë. Mes muajit Shkurt dhe Prill u konfiskuan këto pajisje në 6 operacione të ndryshme policore.
Vende të tjera si Kina kanë zgjedhur opsione të tjera siç është nxjerrja në ankand e pajisjeve të konfiskuara. Ata që vjedhin energji elektrike rrezikojnë 5 vite burg në Malajzi ose gjoba mbi 20 mijë dollarë.