Luftë mes klaneve në Somali, vriten mbi 50 persona
24 tetor 2018
| 07:35
Lufta midis klaneve në rajonin e shkëputur Somaliland të Somalisë ka bërë që më shumë se 50 vetë të mbeten të vdekur, sipas raportimit të një zyrtari të qytetit fqinj, Puntland.
“Ne kemi informacione se 51 njerëz vdiqën dhe 120 të tjerë u plagosën në luftime, me klanet që shkëmbyen zjarr me armë të rënda për ditën e dytë me radhë”, ka thënë për “Reuters” Abdullahi Ali Hirsi, ministër i Brendshëm i Puntlandit.
Somalilandi u shkëput nga Somalia në 1991 dhe vepron si shtet i pavarur, por nuk ka fituar njohje ndërkombëtare.