Luftëtarët e lirisë do të kthehen deshët apo nuk deshët ju
Izmi Zeka
Kur Flaka e Janarit po mbahet në nderim të heronjve të Kosovës Jusuf Gërvalla,b Kadri Zeka, Bardhosh Gervalla, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, komandantët e UCK-së po nisen drejt Hagës.
Prapë sakrificë e atyre që dhanë për Kosovën gjithçka vetëm fati e deshi që të jenë gjallë. Dhe po t’i shikosh portalet apo edhe disa liderë partiakë duket se e kanë mërzinë që këta komandantë si Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa po intervistohen nga gjykata e Hagës. Po qajnë me lot krokodili.
Ata që çdo ditë kanë kërkua dhe kërkojnë që kjo gjykatë t’i dënojë djemtë e Kosovës për interesa që as unë se di të kujt, mundohen që të kenë dhembshuri.
Dosje apo edhe dokumente shpifëse kanë dërguar që nga paslufta dhe kjo s’duhet të habit sot njeriun e mençur pse po ndodhin që çlirimtarët përballen me lloj-lloj akuze. Dokumentet ekzistojnë. Bile në shumë raste kemi edhe denigrim dhe shpifje edhe publike për çlirimtarët.
Një është e qartë që historia nuk kthehet mbrapa. Kosova është shtet i pavarur. A djemtë e Kosovës mund të përballen me padrejtësi. Ende ka argatë të Serbisë të cilët punojnë sepse e kanë trashëgimi nga të parët. Por ç’të bëjmë iku Serbia dhe nuk kthehet më. Andaj edhe ju përshëndetuni me ta.
Luftëtarët e lirisë do të kthehen deshët apo nuk deshët ju. Ama mallkimi historik do të bie mbi ju.