Luftëtari i lirisë përkujton dëshmorin Daut Zagragja

29 janar 2025 | 16:54

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Bajraktari, njëherit bashkëluftëtarë i Daut Zagragjës, e ka përkujtuar dëshmorin Zagragja në përvjetorin e rënies heroike. Bajraktari ka thënë se dëshmorët mbetën pishtarë të lirisë dhe simbol i përkushtimit për një të ardhme më të mirë për vendin.

“Përvjetori i rënies së dëshmorëve është një moment reflektimi dhe nderimi për ata që kanë sakrifikuar jetën për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e vendit. Në këtë ditë, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë trimërinë dhe sakrificën e tyre, duke u zotuar që vepra dhe ideali i tyre të mos harrohet kurrë. Ata mbeten pishtarë të lirisë dhe simbol i përkushtimit për një të ardhme më të mirë. Lavdi dëshmorit të kombit Daut Zagragja! Lavdi të gjithë dëshmorëve!”, ka shkruar Bajraktari në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi…