Lufti Haziri: Gjithçka gati për nesër
02 shkurt 2020
| 16:29
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së në të cilën janë propozuar emrat për postet ministrore, por asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk ka pranuar që këta t’i shpalosë para mediave.
Derisa i pari i LDK-së, Isa Mustafa është larguar me veturë, nënkryetari Lutfi Haziri ka thënë shkurt se gjithçka është gati për nesër, por pa dhënë ndonjë emër për të cilët janë propozuar në kryesi të partisë.
Sot LV-ja dhe LDK-ja kanë zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ndërsa nesër (e hënë) në orën 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë.