Luftimet e ashpra në Gaza, paralajmëron Erdogan: Turqia mund të ndërhyjë në Izrael!
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se Turqia mund të hyjë në Izrael sikurse ndërhyri në Nagorno-Karabakh dhe Libi.
“Ashtu si hymë në Karabak dhe Libi, ne do të bëjmë të njëjtën gjë me ta [Izraelin]. Asgjë nuk është e pamundur. Ne duhet të jemi të fortë për të ndërmarrë hapa të tillë,” tha Erdogan.
Mediat lokale kujtuan se në nëntor 2023 parlamenti turk kishte sanksionuar një zgjatje njëvjeçare të misionit të forcave të armatosura të vendit në Azerbajxhan në kuadër të qendrës së përbashkët të monitorimit ruso-turk që ishte ngritur në janar 2021 për të kontrolluar ndërprerjen e armiqësive në zonën e konfliktit të Karabakut.
Gjithashtu në nëntor 2023, parlamenti turk zgjati mandatin e kontingjentit ushtarak të vendit në Libi për 24 muaj. Forcat turke kanë qëndruar në Libi në përputhje me një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë.
Erdogan tha gjithashtu se presidenti palestinez Mahmud Abbas nuk i ishte përgjigjur propozimit të Turqisë për të folur në parlamentin e saj kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po i drejtohej Kongresit të SHBA më 24 korrik. ftesë.