Luftimet janë shpeshtuar në kryeqytetin e Ukrainës, forcat ruse përparojnë

25 shkurt 2022 | 08:41

Luftimet janë shpeshtuar në kryeqytetin Ukrainës, derisa forcat ruse përparojnë.

Raportohet se kanë ndodhur disa shpërthime, të shtëna me armë dhe sulme me raketa që u dëgjuan brenda dhe rreth qytetit mëngjesin e sotëm.

Një zyrtar i ministrisë së brendshme ukrainase pohoi se një avion rus është rrëzuar mbi lagjen Darnytskyi të Kievit, megjithëse këto raporte janë ende të pakonfirmuara.

Luftimet po zhvillohen gjithashtu në një fushë ajrore në periferi të Kievit dhe mund të bëhet një trampolinë për ushtrinë ruse në Kiev nëse trupat e saj e kapin atë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës thotë se forcat ruse mund të hyjnë në zonën jashtë Kievit gjatë ditës së sotme.

Pas përleshjeve, forcat ruse kanë marrë kontrollin e ish-kompleksit bërthamor të Çernobilit në Ukrainën më veriore, afër kufirit me Bjellorusinë dhe vetëm 93 kilometra nga Kievi, ndërsa SHBA thotë se ushtarët ukrainas po mbahen peng atje.

Që nga fillimi i pushtimit, Ukraina është përpjekur të shmangë pushtimin rus nga tre fronte të veçanta – veri, jug dhe lindje të vendit, ku luftimet kanë qenë ndër më të ashprat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse prej mbrëmjes së të enjtes kanë marrë kontrollin…