Luftimet në Gaza, arrihet armëpushimi i përkohshëm
Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti, i ka ndalur për momentin luftimet në rripin e Gazës. Të paktën katër izraelitë dhe 23 palestinezë kanë humbur jetën në përleshje gjatë dy ditëve të dhunës, më intensivja në vitet e fundit.
Raporte të pakonfirmuara nga një stacion televiziv i Hamasit kanë thënë se një armëpushim ishte arritur mes dy palëve, por deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Izraeli.
Pjesë të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë Kombet e Bashkuara, kanë bërë apel për qetësi. Ushtria izraelite ka thënë të dielën se më shumë se 600 raketa ishin hedhur në territorin e Izraelit nga e shtuna ndërsa ajo kishte qëlluar 320 objektiva si reagim.
Sipas raporteve, OKB-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të ndërmjetësojnë një armëpushim. Mëngjesin e të hënës, zyrtarët palestinezë kanë thënë se një marrëveshje ishte arritur.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë të dielën se ai kishte urdhëruar ushtrinë të kryente sulme massive mbi elementët e terrorit në Gaza.
Izraeli ka thënë se mbrojtja e tij ajrore kishte interceptuar më shumë se 150 raketa. Netanjahu tha se forcat e vendit përreth rripit të Gazës do të përforcoheshin me tanke, artilieri dhe trupa tokësore. Izraeli mbylli të gjitha shkollat në rrezen e 40 km afër rripit të Gazës dhe hapi disa bunker për publikun. /Top Channel/