Luftimi i koronavirusit, Ahmeti vjen me një propozim për MSh-në dhe IKShPK-në

19 korrik 2020 | 16:29

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ia ka dhënë një sugjerim Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në lidhje me pandeminë Covid-19.

Ahmeti i ka këshilluar këto dy institucione që të mbledhin ekspertët shëndetësorë për ta vlerësuar trajtimin me transfuzion të gjakut (plazma) nga ata që e kanë kaluar Covid-19 në ata që janë gjendje të rëndë.

Ai ka theksuar se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, 143 spitale po marrin pjesë në provën e transfuzionit të plazmës.

“115 mijë njerëz kanë ofruar gjak, ndërsa deri tani janë mbledhur mbi 15 mijë njësi të plazmës nga njerëz që kanë pas virusin dhe kanë imunitet. Hiq më larg se në Maqedoni është duke u provuar ky trajtim, natyrisht deri në gjetjen e trajtimeve tjera, vaksinë apo zgjidhje farmaceutike”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Testet e para serologjike në Prishtinë tregojnë se tek pacientët që kanë qenë të infektuar me Covid-19 ka antitrupa që e luftojnë virusin. Disa prej tyre me nivele të larta të antitrupave.

Në mungesë të trajtimeve farmaceutike, shtetet po provojnë trajtimin me transfuzion të gjakut (plazma) nga ata që e kanë kaluar në ata që janë gjendje të rëndë. Kjo me shpresën se antitrupat e gatshëm nga personi me imunitet do ta luftojnë virusin tek personi që e ka virusin tani.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, 143 spitale po marrin pjesë në provën e transfuzionit të
Plazmës.

115 mijë njerëz kanë ofruar gjak, ndërsa deri tani janë mbledhur mbi 15 mijë njësi të plazmës nga njerëz që kanë pas virusin dhe kanë imunitet. Hiq më larg se në Maqedoni është duke u provuar ky trajtim, natyrisht deri në gjetjen e trajtimeve tjera, vaksinë apo zgjidhje farmaceutike.

Sipas IKShPK kemi mijëra të shëruar. Testet serologjike tregojnë imunitet. Sugjerojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShPK të mbledhin ekspertët shëndetësor për ta vlerësuar këtë metodologji dhe të kërkoj edhe ndihmën e OBSH.

Me shpresën që edhe vetëm një jetë mund të shpëtohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur anëtarin e saj,…