LUFTONIM ME PËRKUSHTIM ATDHETAR PËR TË PARË KOSOVËN TË LIRË E TË PAVARUR

23 nëntor 2021 | 16:41

Kristaq Porodini

Ismet, miku im, shoku im i kohës së vështirë kur përpiqeshim, mendonim e luftonim me përkushtim atdhetar për të parë Kosovën të lirë e të pavarur!

Unë personalisht ndihem i nderuar që kam qënë përkrah jush në këtë luftë të shenjtë e cila u kurorëzua me fitoren e madhe.

Ti i dashur Ismet dhe shumë luftëtarë të tjerë që besuat në angazhimet tona, të shqiptarëve të Shqipërisë, në atë periudhë keni treguar gjithmonë mirënjohje për përpjekjet tona të përbashkëta.

Kjo mirënjohje u shpreh edhe me vlerësimin që bëri Presidenti Thaçi dhe Qeveria e Kosovës duke na dekoruar me ” Urdhërin e Pavarësisë” , titullin ” Veterani i UÇK-së”, si dhe me shpërblimin përkatës për këtë kontribut.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ismet, mirënjohja që ti ke shprehur gjatë gjithë këtyre viteve, është një ndjenjë atdhetarie, jo vetëm ndaj meje por ndaj të gjithë veteranëve të Shqipërisë.

Kjo mirënjohje (që jo të gjithë e kanë), do jetë edhe në të ardhmen një energji madhore atdhedashurie që do t’I shërbejë forcimit të mëtejshëm të pavarësisë së Kosovës dhe në të ardhmen bashkimit kombëtar.

I dashur Ismet, “mirënjohja” si fjalë në fjalorin e gjuhës shqipe është vetëm një, nuk ka të dytë.

Ti je një nga ata veprimtarë, atdhetarë që mirënjohjen e kanë virtyt .

Të përqafoj duke të uruar shëndet e çdo të mire!

Tiranë 23 Nëntor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e zhvilluar në Klinë mes Dukagjinit dhe Ulpianës përfundoi…