Lugano huazon Kryeziun te Chiasso
21 gusht 2019
| 14:50
Ish-sulmuesi i Dritës nga Gjilani, Leotrim Kryeziu karrierën futbollistike do ta vazhdoj në skuadrën e Chiassos. Ai është huazuar nga Lugano për një edicion, derisa këtë lajm e ka konfirmuar vetë sulmuesi në fjalë.
“Ju njoftoj se nga sot edhe zyrtarisht kam mbyllur transferimin tim te klubi i Chiasso (Challenge League) si huazim një vjeçar nga klubi im Lugano. Më ketë në radhë të parë dua të falënderoj klubin e Luganos për ketë mundësi, gjithë ata që me mbështeten dhe mundësuan kalimin time te Chiasso, gjithashtu dhe klubin time të ri Chiasso për besimin e dhenë. Shpresoj dhe besoj që do të ndihmoj klubin me kontributin time që të ngjitemi sa me lartë në Challenge League”, ka thënë Kryeziu.
/Epoka e re/