Lugina e Preshevës
Takimi i Tetovës 04.09.2015
Ali Ahmeti
Jonuz Musliu
Ismet Sylejmani
*Prioritet i komunitetit shqiptar dhe serb në Luginë të Preshevës të jetë dialogu, mirëkuptimi, toleranca, reciprociteti, pajtimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut dhe një të ardhme të përbashkët euroatlantike;
*Të ngritët shtatorja e Skënderbeut në Preshevë, ashtu sikur edhe në të gjitha kryeqendrat tjera shqiptare;
*Të kërkohet që ShBA, BE dhe OSBE por edhe mekanizma të tjerë relevant të hapin zyrat e tyre në Luginë të Preshevës;
*Sheshi qendror në Bujanovc të emërtohet me emrin e humanistes së madhe shqiptare Nëna Terezë dhe t’i ngritët Nënë Terezës një shtatore në atë shesh;
*Të formohet në nivel të Luginës Shoqata Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”;
*Deri sa të mos arrihen marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, prioritet studentet dhe studentët e Luginës të kenë për të studiuar në Shqipëri dhe Maqedoni e jo në Kosovë, sepse diplomat e Kosovës nuk po njihen e nuk po pranohen nga Serbia, dhe ata nuk mund të ushtrojnë profesionet e tyre në Luginë, kështu ata janë potencial për të mbetur në Kosovë, pra të mos u kthyer në Luginë për të jetuar e punuar;
*Shkolla Sezai Suroi të emërtohet me emrin e prof. dr. Idriz Ajetit albanologut të shquar;
*Të formohet Shoqata Lugina e Preshevës në Kosovë që do të ketë qëllim prioritar ndihmën jo vetëm financiare për Luginën e Preshevës;
*Përfaqësuesit legal dhe legjitim të Luginës së Preshevës,në platformat e tyre të vendosin reciprocitetin e avancimit të të drejtave të tyre me të drejtat e serbëve në Kosovë, sipas standardeve evropiane!
Në prag të ndërrimit të moteve!
Në shenjë nderimi e respekti për Liderin e Luginës së Preshevës, shokun Jonuz Musliu, i cili qe një kohë të gjatë është duke qëndruar i sëmur në spitalin turk në Edirne të Turqisë!
Po e bëjë publik, përmbajtjen e një takimi, të mbajtur në Selinë e BDI-së në Tetovë, te udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Jonuzit i uroj shërim të shpejtë dhe kthim në familje e Atdhe dhe në marrje të përgjegjësive që e presin!
/Ismet Sylejmani/