
Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi
26 korrik 2018
| 14:12
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jenë pjesë e agjendës së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një konferencë të përbashkët për medie pas takimit ka pasur me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës.
Presidentit Thaçi ka paralajmëruar se përfshirja e Luginës në procesin e dialogut mund të ngjall reagime të ashpra të Serbisë.
/Epoka e re/