Lugina e Preshevës ‘vrapon’ pas targave të përkohshme
21 shtator 2021
| 17:19
Dhjetëra qytetarë të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, të martën kanë pritur në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë për t’u pajisur me targa të përkohshme të Kosovës.
Policia e Kosovës ka thënë se shoferët e këtyre qyteteve të Serbisë nuk mund t’i ngasin automjetet e tyre me targa të Serbisë.
Pajisja me këto targa, ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.