Lugu i Baranit i jep mbështetje të fuqishme kandidatit për deputet Sadri Berisha dhe LDK-së
18 janar 2025
| 18:21
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Berisha sikurse edhe partia e tij kanë marrë mbeshtetje të fuqishme në Lugun e Baranit.
Në prezantimin e kadidatëve, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka vlerësuar Berishën si doktorin më të mirë në kwtw qytet. “Dhe qershia mbi tortë: Doktori me i miri i Pejës, Sadri Berisha”, ka thënë ndër të tjera Muhaxheri.
Ndërsa LDK-ja e ka koncideruar se në Lugun e Baranit pati tërmet politik me tubimin e mbrëmshëm. “Pritja e tyre madhështore konfirmoi mbështetjen e jashtëzakonshme që Lugu i Baranit e ka për kryeministrin tonë në ardhje, dr. Lumir Abdixhiku”, ka shkruar LDK-ja.