Luis Alberto: Harmonia tek Lazio u prish kur ikën Tare dhe Inzaghi

23 shtator 2024 | 12:52

Luis Alberto kaloi këtë verë nga Lazio në kampionatin e Katarit, duke u bashkuar me Al-Duhail pas tetë vitesh të kaluara në Itali. Ndërkohë, duke folur në një intervistë për “Chronache di Spolatoglio”, spanjolli tregon disa prapaskena interesante të disa vite më parë te bardhekaltrit.

Ndër të tjera, ai thotë se grupi dhe harmonia në skuadër, u prishën kur nga Lazio u largua Igli Tare dhe Simone Inzaghi. Mesfushori me tipare sulmuese ishte pjesë nga viti 2016, deri këtë verë me Lazion dhe është marrë nga ish-drejtori Igli Tare, i cili po ashtu u largua nga klubi verën e kaluar. Deklaratat e Albertos në lidhje me çfarë ka ndodhur në këto vitet e fundit në dhomat e zhveshjes te Lazio janë hapur shumë polemika në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…