Luis Diaz kërkon lirimin e babait të tij
Lojtari kolumbian i Liverpoolit, Luis Diaz po lutet për lirimin e babait të tij, i cili u rrëmbye nga persona të armatosur muajin e kaluar.
“Çdo sekondë, çdo minutë ankthi ynë rritet. Nëna ime, vëllezërit e motrat e mia dhe unë jemi të dëshpëruar, të shqetësuar dhe në mungesë të fjalëve për të përshkruar atë që po ndjejmë. Kjo torturo do të marrë fund vetëm kur ta kemi me vete në shtëpi”, ka thënë Luis Diaz.
Pasi shënoi kundër Lutonit të dielën, Diaz ngriti fanellën e tij për të zbuluar mesazhin e tij që shkruante: “Liri për babain tim.”
Prindërit e lojtarit të Liverpoolit u rrëmbyen nga rebelët e krahut të majtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në qytetin e tyre të lindjes me 28 tetor. Ndërsa nëna e tij është gjendur dhe liruar, babai i tij mbetet ende i zhdukur.
— Nuna (@NaiiLFC) November 5, 2023
"Libertad para papa" … Freedom for my father.
Luis Diaz's shirt after scoring in the closing minutes for Liverpool ❤️ pic.twitter.com/Xw6zt1Ln25
— ESPN FC (@ESPNFC) November 5, 2023