Luis Enrique kthehet në krye të Spanjës
Luis Enrique do të rikthehet në krye të kombëtares së Spanjës për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në verën e ardhshme. Pesë muaj më parë Enrique dha dorëheqje nga “La Roja” në muajin qershor për shkak të sëmundjes së vajzës së tij Xana, e cila ishte prekur nga kanceri e që ndërroi jetë më 29 gusht.
Që nga 19 qershori, Spanja është drejtuar nga Robert Moreno (ndihmës i Luis Enriques), nën drejtimin e të cilit përfaqësuesja iberike arriti të kualifikohej pa probleme në finalet e Euro 2020. Një muaj më parë Moreno pat deklaruar se “nëse Luis Enrique do të vendoste të kthehej, do të hapte krahun”.
Sipas Cadena COPE, Federata Spanjolle e Futbollit ka kontaktuar me Enriquen, duke i kërkuar të kthehet në krye të ekipit. Tekniku mësohet se është përgjigjur pozitivisht. Vendimi mund të bëhet zyrtar pas përfundimit të ndeshjes së fundit në grup me Rumaninë.