Luiz Ejlli reagon ashpër : Nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë, më keni keqpërdorur e përfituar
Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Luiz Ejlli, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas ngjarjeve të fundit që kishin në fokus jetën dhe aktivitetin e tij.
Përmes një postimi në “Instagram”, ai shprehet se ndonëse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur.
Luizi ka ndarë një foto të tij, duke shkruar: “E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”.
Ky reagim ka ngjallur shumë komente dhe spekulime, veçanërisht nga fansat e tij, të cilët e kanë lidhur këtë mesazh me lajmet e fundit që qarkulluan rreth dënimit të tij dhe reagimet e mëpasme.
Gjykata e Fierit e kishte dënuar Luizin me një vit burgim, por ai nuk kishte reaguar publikisht për këtë vendim deri tani.
Megjithëse fansat prisnin një koment nga këngëtari pas këtij vendimi, heshtja e tij vetëm sa e ka rritur kuriozitetin dhe shqetësimin e ndjekësve.
Pavarësisht situatës, Luizi duket se ka zgjedhur të mbajë qetësi dhe të mos lejojë që “egërsia e tij e brendshme” të shpërthejë.
Reagimi i tij është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë maturie dhe kontrolli emocional përballë sfidave të tij personale.