Luiza Gega e zhgënjyer për mungesën e shpërblimit: Më duhen 70 mijë euro në vit për të qenë në nivel
Kampionja e atletikës Luiza Gega është shprehur se është shumë e zhgënjyer që nuk ka marrë shpërblimin që i takon.
Në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se profesioni i saj ka shumë vështirësi dhe se puna e saj kërkon shumë buxhet.
Ajo theksoi se gjatë gjithë vitit asaj i shkon minimumi rreth 70 mijë euro në vit për të qenë aty ku është.
“Mua më shkon minumimi rreth 70 mijë euro në vit për të qenë në nivelin që jam dhe për të qenë e konkurueshme më të gjithë sportistet. Është e kushtueshme fizioterapia, janë të kushtetueshme suplememente. Mua më duhet të lëviz bashkë me trajnerin. Unë nuk marrë fizioterapist me vete dhe këtë nuk e kam kërkuar. Po kur bëhet fjalë për disa medalje, aty mos të kemi pengesa. Unë në çdo dalje televizive e kam shprehur se sa mirënjohëse jam që ka ardhur kjo ditë, që ne të shpërblehemi. Është diçka e padrejtë”, tha ajo.
Mes tjerash ajo tregoi se kreu i qeverisë i ka kërkuar Ministres së Sportit Evis Kushi që të shikojë VKM se ka gabime, por Gegës t’i jepej shpërblimi që i takon.
Edhe pse një shumë e tillë parash iu premtua nga Rama, kjo gjë nuk ka ndodhur, duke mos marrë kështu as shpërblimin për medaljen.
Në pritjen që mu bë qoftë nga Ministrja dhe nga Rama, mu tha që Rekordi i Kampionatit Evropian do të shpërblehet me 6 milion lekë të vjetra. Ndërkohë më pas u tha që këtë nuk e përmban VKM dhe në fakt këtë nuk e përmban VKM. Por Rama në praninë time it ha Kushit që këtë duhet ta zgjidhte. Ministrja Kushi nisi procedurat por nuk u ndryshua VKM. Unë nuk e kam kërkuar këtë pjesë, por kam kërkuar vetëm atë që përmban ligji. Rama it ha Kushit se VKM ka gabime”, tha Gega.