Luiza Gega fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

02 korrik 2022 | 00:35

Atletja shqiptare Luiza Gega ka arritur të korrë një rezultat të shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare të Oran-it.

Olimpistja fitoi medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa me kohën 9’14”31.

Kjo e fundit, është një arritje më vete për vrapuesen pasi regjistroi edhe një rekord të ri kombëtar.

Gega udhëhoqi garën që prej fillimit, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren e saj.

Atletja përsëriti vetveten, pasi para katër vitesh fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës në Spanjë.

Pas këtij suksesi të Gegës, numri i medaljeve të sportistëve shqiptarë në Oran të Algjerisë shkoi në tre, dy të arta dhe një bronzi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vuani nga artriti dhe inflamacioni ju ka shkaktuar ënjtje të…