Luiza Gega, kampione me rekord në Evropianin Ekipor
22 qershor 2023
| 14:30
Luiza Gega ka arritur që të fitojë garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Ekipor Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë.
Gega fitoi në divizionin e tretë të garës, duke regjistruar kohën 9:17.31 Një sukses historik për Gegën, e cila arrin fitoren e 11-të në historinë e kampionateve të ndryshme Evropiane, duke barazuar kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio.
Kampionia shqiptare, gjithashtu ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj. Vetëm pak ditë më parë, Gega arriti të shpallej fituese edhe në garën ekipore të 5 mijë metrave, në kampionatin evropian në Poloni.