Luiza Gega kualifikohet për në ‘Paris 2024’

22 korrik 2023 | 13:57

Atletja që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare, Luiza Gega ka arritur tashmë të kualifikohet për në Lojerat Olimpike Verore, Paris 2024.

Gega ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Kraljevo të Serbisë, duke siguruar kështu dhe kualifikimin për Lojërat.

Sportistja kuqezi triumfoi në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke arritur kohën 9:21:53.

Triumfi i dha gjithashtu një tjetër medalje të artë, sportistes që ka nderuar sportin shqiptar në arenën ndërkombëtare prej kohësh.

Koha e arritur prej saj është normë kualifikuese për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletika i ka filluar kualifikueset nga data 1 Korrik 2023. Norma kualifikuese është 9:23:00.

Me këtë kohë Luiza është kualifikuar për në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marr biletën kualifikuese për Paris 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 13-vjetorin e vendimit të GJND’së për Pavarësinë e Kosovës,…