Luiza Gega me paraqitje dinjitoze në botëror

27 gusht 2023 | 21:37

Ka qenë një paraqitje dinjitoze ajo e Luiza Gegës në finalen e garës së 3 mijë metrave me pengesa gjatë Kampionatit Botëror të Atletikës, ku e ka mbyllur finalen në vendin e tetë.

Me kohën 9 minuta e 10 sekonda e 27 të qindtat, Gega ka qenë vetëm një të mijëtën e sekondat larg vendit të shtatë, të mbajtur nga atletja e Ugandës, Peruth Chemutai.

Ajo gjithashtu vendosi edhe kohën e saj më të mirë sezonale.

Fituese e garës dhe medaliste e artë ishte atletja nga Bahreini, Winfred Mutile Yavi, e cila me 8 minuta e 54 sekonda dhe 29 të qindtat, vendosi edhe kohën më të mirë të vitit në këtë disiplinë.

Dy kenianet, Beatrice Chepkoech dhe Faith Cherotich, duhet të ndanin vendin e dytë dhe të tretë të podiumit, pasi nuk arritën të luftonin për medaljen e artë, me Yavin, e cila u tregua e pakapshme.

Gega ndërkaq, me rezultatin e mirë, i hedh në këtë mënyrë sytë edhe për nga Lojërat Olimpike të Parisit 2024, për të cilat ajo është kualifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus bën hapin e parë fals në kampionat, teksa nuk…