Luiza Gega në finale të Evropianit

18 gusht 2022 | 11:21

Luiza Gega kualifikohet në finale të garës së 3000 metrave me pengesa në Evropianin e Atletikës që po zhvillohet në Mynih.

Atletja shqiptare garoi në baterinë e parë duke e kaluar e para vijën e finishit me kohën 9’30”93.

Një garë e dominuar nga 33-vjeçarja (në baterinë e parë), e cila fillimisht qëndroi me grupin, për të nisur shkëputjen në pjesën e dytë, duke mos pasur rivale.

Atletja shqiptare, e renditur e pesta në botë në këtë disiplinë një muaj më parë në botëror, konsiderohet favorite për medalje në finalen që do të zhvillohet më 20 gushtit.

Në botëror, ajo ishte atletja më e mirë nga Evropa, ndaj shanset për një medalje të artë janë të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj njihet për reagimet e ashpra…