Luiza Gega përfundon aventurën e saj në Paris, renditet në vendin e nëntë

04 gusht 2024 | 12:06

Luiza Gega zbriti sot në pistë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Kampionia shqiptare, e cila përjetoi pjesëmarrjen e tretë në një Olimpiadë, garoi në baterinë e dytë kualifikuese në garën e 3000 metrave me pengesa.

35-vjeçarja e mbylli garën në vendin e nëntë, teksa regjistroi kohën 9:41.27. Garim për t’u harruar për Luiza Gegën, e cila nuk arriti të siguronte një nga 5 vendet e para, që do të sillnim kalimin në finale.

Forma e dobët e Gegës u vu re që në fillim, teksa për shumicën e garës mbeti në fund. Dhe vetëm në metrat e fundit arriti të rikuperonte tri pozicione, por të pamjaftueshme për t’u kualifikuar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në orën 11:00 në Himarë kanë votuar 17.36%, 3.455…