Luiza Gega renditet e 13-ta në Lojërat Olimpike

04 gusht 2021 | 14:00

Përfundon garimi i Luiza Gegës në Lojërat Olimpike të Tokios. Atletja shqiptare mori pjesë sot në garën e 3000 metrave me pengesa.

32-vjeçarja u rendit në vendin e 13-të nga 15 pjesëmarrës, teksa regjistroi kohën (9:34.10), 11 sekonda më shumë se pak ditë më parë kur u kualifikua në finale.

Medaljen e artë e fitoi Peruth Chemutai, atletja nga Uganda. 22-vjeçarja afrikane regjistroi kohën (9:01.45) dhe i dhuroi vendit të saj medaljen e artë.

Në podium u ngjitën edhe Courtney Frerichs nga SHBA (medalje argjendi) dhe Hyvin Kiyeng nga Kenia (medalje e bronztë).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot hetuesit e stacionit Policor Qendra, pas një pune të…