Luizi, afër largimit nga Chelsea
27 dhjetor 2018
| 11:30
Mediet angleze janë pothuajse të sigurta se David Luizi në fund të sezonit, kur i skadon kontrata, do të largohet nga Chelsea.
Mbrojtësi brazilian nuk e ka pranuar ofertën e rinovimit të ofruar nga blutë e Londrës, duke e konsideruar atë tepër të ulët krahasuar me pretendimet që ai ka.
31-vjeçari u kthye te Chelsea në vitin 2016, pasi mbylli aventurën te francezët e Paris Saint-Germainit, ku ishte transferuar në 2014-n, pikërisht duke lënë Chelsean. Për momentin nuk ka asnjë tregues për të ardhmen e mbrojtësit, por skuadrat pretendente për t’i marrë shërbimet e tij asnjëherë nuk kanë munguar.