Luizi dhe Kiara planifikojnë bashkëjetesën, tregojnë planet për të pasur një fëmijë
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisën një romancë në BBV. Çifti madje kanë nisur të bëjnë planet se çfarë do bëjnë kur të dalin jashtë.
Moderatorja ka hedhur idenë për bashkëjetesës dhe më pas martesa. Ndërsa këngëtari ka folur edhe për planet për të pasur fëmijë së shpejti.
Gjatë një bashkëbisedimi me aktoren Olta Gixhari, kjo e fundit i pyeti nëse do e nisinin fëmijën brenda shtëpisë së BBV dhe sipas saj “do ishte një ide e bukur”.
Por çifti e kanë hedhur poshtë kategorikisht këtë opsion, duke thënë se s’do e bënin kurrë një gjë të tillë.
Pjesë nga diskutimi:
Luizi: I preka barkun dhe më tha të lutem se nuk jam gati”
Kiara: Do vijë natyrshëm
Luizi: S’do pres të vijë natyrshëm (qeshin)
Olta: Pse nuk e nisni këtu ju? Ka vend, të heqin kamerat
Luizi: Kur tani apo nesër
Kiara: Çfarë thua o Olta
Olta: Shumë bukur do të ishte
Luizi: S’ka nevojë t’i heqin kamerat ata, nuk bëhet fjalë
Kiara: Kurrë, edhe sikur të thoshin nesër mbaron jeta jote, se bëj kurrë atë gjë
Olta: Me burrin tënd je
Luiz: S’ka lidhje