Luizi imiton fjalimin e Hashim Thaçit në ditën e Pavarësisë së Kosovës

13 prill 2023 | 10:25

Luiz Ejlli, banori i Big Brother VIP Albania, është zgjedhur dje “kryeministër” në një sfidë javore të dhënë nga “Vëllai i madh”.

Ai është dashur të luajë rolin e kryeministrit të “Big Brother”, derisa banorët e tjerë kanë qenë në detyra të tjera, si ministra e presidentë

Derisa ishin jashtë, pas sfidës, Luizi ka imituar edhe fjalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në momentin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

“Me anë të kësaj deklarate, e shpall Big Brotherin shtet sovran dhe të pavarur. Kështu thoshte Hashim Thaçi kur e shpalli Kosovën të pavarur”, ka deklaruar Luizi.

Ai është shprehur i habitur se si në gjithë atë ngjarje të madhe, kamerat kanë fokusuar Hashim Thaçin vetëm nga profili.

“Unë aty e thash me anë të kësaj deklarate e shpalli Big Brother të pavarur dhe demokratik. Edhe Hashim Thaçi ka thënë se më anë të kësaj deklarate e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Emocion ka qenë… Prandaj e thash. Doli aty Hashimi, kamera ka qenë vetëm në njërën anë.. Ishte bllokuar Prishtina atë ditë”, tha Luizi, teksa Nita i tha sa mirë që e mban mend.

@unike90s

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krimet serbe në Kosovë kanë ndodhur dhe ballafaqimi i Serbisë…