Luizi konfirmon: Nuk dua të largohem nga Chelsea

30 korrik 2018 | 16:13

David Luiz ka zhvilluar shumë pak ndeshje në edicionin e fundit në skuadrën e Chelseat, por tash me ndryshimet në shtabin teknik ka vendosur të mos largohet nga kjo skuadër.

“Unë jam kthyer për të qëndruar. Kur kam vendosur për të ardhur këtu, e bëra për të fituar Premier Ligën dhe të jap gjithçka për Chelsean, kështu që jam shumë i lumtur”, ka thënë Luiz.

Braziliani e lavdëruar filozofinë e lojës së trajnerit Sarri: “Dua filozofinë e tij të luajturit futboll. Sarri luan lart, me shumë posedim topi, kërkon shumë teknikë. Ai është duke u përpjekur për të na ndihmuar në çdo ditë, ne duhet të mësojmë shpejt prej tij. Filozofia e tij kërkon kohë të implementohet, por kjo varet edhe nga ne. Në qoftë se punojmë çdo ditë dhe bëjmë atë që kërkon në çdo stërvitje, do të mësojmë shpejt”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeton Ujkani, kryesues i Asamblesë Komunale në Mitrovicë, është anëtari…