Luizi mbështet kandidatin e PS-së për Bashkinë e Shkodrës

10 maj 2023 | 20:59

Pas daljes nga “Big Brother Vip”, fituesi i këtij edicioni, Luiz Ejlli ka takuar kandidatin e PS për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, të cilin e përmendi gjatë një bisede me banorët e tjerë brenda shtëpisë.

Ai iu rrëfeu banorëve se Beci e kishte ndihmuar në një moment të vështirë të jetës së tij, vetëm  se është shkodran.

Ndërkohë kandidati për kryebashkiak e konsideroi këngëtarin djalë të mirë dhe që e ka justifikuar punën që ka bërë në kohën kur Beci drejtonte KESH.

Theksojmë se kjo foto e tyre vjen tre ditë para zgjedhjeve vendore dhe mesa duket Luizi ka zgjedhur të dalë hapur në mbështetje të Benet Becit, për të cilin edhe më parë brenda shtëpisë së BBV-së ka shprehur mirënjohjen ndaj tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, kanë…