Luizi publikon videon: Gjeta zyrën e Vëllait të Madh, qenka si komisariat

14 maj 2023 | 18:51

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, fituesi i këtij edicioni, Luiz Ejlli, është shfaqur aktiv në rrjetin e tij social “Instagram”.

Përmes postimeve të tij ai ka lajmëruar projektet e tij muzikore dhe jo vetëm.

Së fundmi ai ka publikuar një video nga ambientet e “Top Channel”, ku me nota humori, ai tregon se ka gjetur zyrën e Vëllait të Madh.

“Si jeni o populli ma i bekum në botë, si ju kam? Duke ec në korridoret e ‘Top’-it këtu, kam pa një zyrë, ishte krejt errësirë. Po ju e dini si kurioz që jam, e hap o s’ka, e hapa. Më duket se është zyra e Vëllait të Madh. Se jam duke fol lehtë, mos me më ni kush. Pse them zyra e Vëllait të Madh? Se duket krejt si komisariat. Ka hi Vëllai i Madh duke iu rënë në kryq të tanëve, fap e fap, përveç këtij këtu (dhe tregon foton e tij)…bo sa i shëmtut kam qenë!”, është shprehur Luizi në video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulltan Kosen, i cili mban titullin si njeriu më i…