Luizi shoqëron në ditën e parë të shkollës fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”
Sot ka nisur viti i ri shkollor për çdo nxënës në Shqipëri.
Ejlli ka zgjedhur të shoqërojë sot në shkollë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Në një video të siguruar nga TCH, Luizi shihet i rrethuar nga fëmijët të cilët duken mjaft të lumtur për prezencën e këngëtarit në një ditë të veçantë si kjo. Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24 orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko -sociale dhe financohen nga shteti.
Stafi është me turne, për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve 24 në 24, sipas roleve të përcaktuara si psikolog, punonjës social, edukator, mjek, punëtorë higjiene, kuzhinier, mirëmbajtës, roje, etj.
Sot rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend kanë nisur vitin e ri shkollor.
70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjeçar. Për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës rreth 29 mijë fëmijë që nisin klasën e parë.
Për herë të parë në këtë vit shkollorë, në klasë të parë janë pranuar edhe fëmijët që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6.