“Luizi tha jam pa shtëpi e pa punë” A do ia hapë derën Kiara, si u përgjigj moderatorja
Vetëm një ditë pas largimit nga shtëpia e Big Brother, Kiara është shprehur se deklaratat e saj dhe konfuzioni që kishte me Luizin është keqinterpretuar nga publiku shpesh herë ka ardhur edhe pas Primeve. Ajo tha se disa herë i është bërë gjyq publik nga opinionistët për mënyrën se si e ka dashur Luizin, dhe kjo gjë ka reflektuar në sjelljen e saj.
“Ka pas momente gjatë Prime-ve, ku më është bërë gjyq publik, dhe ato më kanë prekur shumë. Kjo edhe më ka sjellë të reflektoj në atë sjellje”, tha Kiara në FanClub.
Moderatorja foli se si mund të shkojë rrugëtimi i Luizit në BBV2, ku sipas saj Olta do vijë në zbritje ndërsa Luizi në rritje.
“Olta nga ky moment mendoj që do vijë në zbritje, sepse Luizi do fuqizohet më shumë. Mendoj se publiku ka dashur ta shohë Luizin vetëm, pa mua në rrugëtimin në Big Brother Vip 2.
Nëna ime është shumë krenare për mua dhe Luizin, e do shumë”, tha Kiara.
E pyetur “a do ia hapësh derën” se nëse Luizi nuk fiton Big Brother, sepse me hyrjen në shtëpinë e BBV, ai ka thënë se nuk ka asnjë pasuri, moderatorja u shpreh:
“Unë e kam dashuruar Luizin pa patur asnjë lloj gjëje, kur erdhi në shtëpinë e BBV vetëm me një valixhe, dhe tha “unë s’kam gjë tjetër përveç se kësaj valixheje’”.