Lukaku: Conte është i veçantë, di të vendosë raporte me lojtarët
“Gjëja më e veçantë të Conte është raporti mjaftë i ngushtë që ai krijon me lojtarët e tij, mënyra se si ai komunikon me skuadrën. Njësoj si Guardiola, Mourinho, apo Ancelotti, janë trajnerë të mëdhenj”, këto janë fjalët e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg njihet tashmë për raportin shumë të ngushtë që ka me trajnerin e tij Antonio Conte.
Ai ishte njeriu i duhur, i cili e kërkoi me ngulm ardhjen e Lukakut tek Napoli, me një raport të fortë, që nisi që prej kohës kur të dy ishin pjesë e Interit.
Në një intervistë të lëshuar për “Amici dello Sport”, belgu foli edhe për nisjen e raportit mes tij dhe Contes tek Inter si dhe fjalët e para të trajnerit ndaj tij: “Mbaj mend që Conte me tha, ‘Romelu në sistemin e lojës time, t’i nuk mund ta mbash më topin aq gjatë, por duhet ta kthesh mbrapa menjëherë tek shokët e skuadrës, siç bënë Lautaro’. Conte është i veçantë, pikërisht për urat e komunikimit që vendos me lojtarët e tij. Ai po bën të njëjtën gjë edhe tek Napoli, me lojtarë si Kvaratskhelia apo McTominay. Ai është i aftë së bëri diçka të tillë”.