Lukaku: Dua titullin me Interin
Romelu Lukaku vendosi që të rikthehej sërish te skuadra e Interit, një ambient që e bën të ndihet vetvetja dhe që të japë maksimumin. Duke folur për DAZN në një intervistë të gjatë, ai bëri një analizë të situatës aktuale në ekipin zikaltër.
“Personi i parë që kam lajmëruar për kthimin tim ka qenë Lautaro, kemi folur shpesh. I kam thënë se duhet të bëjë më shumë dhe kur jemi takuar i kemi thënë njëri-tjetrit se duhet të bëjmë më mirë se më parë, edhe pse skuadrat e tjera janë përforcuar. Golat individual kanë rëndësi, por më shumë vlerë ka që Interi të fitojë trofe. Inzaghi? Është si Conte, vëllai im më ka thënë gjithmonë gjëra shumë të mira për të. Kam provuar të integrohem sa më mirë sepse skuadra luan më mirë se më parë. Të gjithë lojtarët kanë pasur një rritje të madhe. Brozo është bërë një lider dhe më i hapur në komunikim. Ai nuk flet shumë, ankohet shumë, por më pëlqen. Barella është akoma më protagonist në mesfushë”, ka thënë Lukaku.