Lukaku: E merituam fitoren, por nuk ishte ndeshja më e mirë

18 qershor 2021 | 14:30

Romelu Lukaku nuk shënoi në përmbysjen ndaj Danimarkës, por ishte një nga më të mirët në fushë, duke qenë protagonist te të dy golat me lëvizjet dhe pasimet e tij. Pas ndeshjes UEFA e vlerësoi si më të mirin e ndeshjes.

“Ishte ndeshje e vështirë, e dinim se do ishte kështu. Danimarka e nisi ndeshjen mirë, duke bërë një pjesë të parë të shkëlqyer pas gjithë asaj që përjetuan. Më pas e merituam atë përmbysje në pjesën e dytë, edhe pse nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Hyrja e De Bruyne? Me të në fushë qarkullimi ynë i topit u përmirësua. Falë hyrjes së tij në lojë, mundëm të gjenim më shumë hapësirë. Stadiumi i Kopenhagen plot? Sigurisht që kishte ndryshim për mirë, veçanërisht në fillim, ishte shumë bukur”, është shprehur Lukaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundjava që po vjen na takon me kampionët e Gjilanit.…