
Lukaku: Interi është favorit për titull
Barazimi i fundit kundër Venezias, por mbi të gjitha ecuria jo pozitive këtë periudhë, bëri që Napoli të lëshonte kreut, por ekipi i Contes nuk ka ndërmend të dorëzohet, fundja Interi është vetëm tri pikë larg. Dy ditë përpara super sfidës me Milanin, për të ndezur edhe një herë ambientin në Napoli ka menduar Romelu Lukaku, por bomberi belg është realist teksa thekson se zikaltërit janë favoritë për të fituar titullin në Serie A.
“Interi është favorit, ka një grup më të madh dhe lojtarë me cilësi, duhet të jemi të sinqertë në këtë pikë, por kur sheh këtë sezon, askush nuk e mendonte se do të vinim në këtë pikë. Tani ne jemi këtu, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të punojmë akoma më fort për të parë se deri ku do të arrijmë. Është një ëndërr, por për ta realizuar duhet të shtyjmë më shumë, ditë pas ditë, për të qenë gati në çdo aspekt”, u shpreh Lukaku.