Lukaku: Largimi nga Interi ishte zgjedhje e gabuar

15 korrik 2022 | 14:10

Sulmuesi Romelu Lukaku ka thënë se largimi nga Interi ishte zgjedhje e gabuar. Sfida e tij është të rikthejë Interin te titulli kampion këtë sezon.

“Largimi rezultoi një zgjedhje e gabuar, por tani rëndësi ka që jam rikthyer sërish. Jemi duke punuar shumë mirë në grumbullim dhe duhet të vazhdojmë kështu, pasi na pret një goxha sfidë dhe duam të fitojmë titullin. Në Angli kam kuptuar se sa i rëndësishëm dhe i famshëm është Interi në botë. Familja ime dhe unë jemi ndjerë shumë mirë në Milano dhe gjatë këtij viti e kemi mbajtur shtëpinë këtu, ku sidomos mamaja ime ka ardhur shumë shpesh dhe e kemi pasur bazë të familjes”, ka thënë Lukaku.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…