Lukaku, lojtar i ri i Napolit  

28 gusht 2024 | 13:59

Romelu Lukaku do të ribashkohet me Antonio Conten te Napoli. Klubi italian ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e sulmuesit belg, në shifrën e 30 milionë eurove. Lukaku ka zbarkuar në aeroportin “Ciampino” të Romës së bashku me agjentin e tij Federico Pastorello dhe për të është planifikuar menjëherë transferimi në Villa Stuart, ku do të kryejë vizitat mjekësore përpara se të udhëtojë drejt Napolit.

Sulmuesi pritet të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me ekipin e De Laurentiis deri në vitin 2027. Chelsea përveç 30 milionë eurove do të ruajë edhe 30% të kartonit të Lukakut në rast se Napoli e shet te një klub tjetër. Për Lukakun është një rikthim në Itali, pasi sezonin e kaluar mbajti veshur fanellën e  Romës me të cilën shënoi 21 gola në 47 ndeshje, duke dhënë edhe 3 asistime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Bleron Baraliu, ka komentuar vendimin e qeverisë për rritjen…