Lukaku: Në janar, 23 nga 25 lojtarët që ka Interi ishin me temperaturë

21 prill 2020 | 20:30

“Patëm një javë pushim në dhjetor. U kthyem dhe ju betohem që 23 lojtarë nga 25 që ka Interi ishin të sëmurë. Nuk është një shaka kjo”.

Gjatë një bisede në Instragam me Kat Kerkhofs, bashkëshortja e Mertens, Romelu Lukaku tregon parpaskenën e frikshme në lidhje me shëndetin e skuadrës në janarin e shkuar, pra më herët sesa karantinimi i Italisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Luajtëm një ndeshje kundër Kajliarit të Raxha Naingolanit dhe pas 25 minutash lojë një nga mbrojtësit tanë u detyrua të largohej nga fusha. Nuk mund të luante më pasi po i binin të fikët. Të gjithë teshtinin dhe kishin temperaturë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti  është paraqitur optimist në raport…