Lukaku në ‘radar’ të PSG-së, shihet si zëvendësues për Mbappen

10 janar 2022 | 11:14

Skuadra e PSG-së ka shfaqur interesim për sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg është përplasur me trajnerin Thomas Tuchel, pas deklaratës së fundit që tregoi dëshirën për rikthimin te Inter.

Sidoqoftë, sipas “El Nacional”, “blutë” janë të hapur për shitjen e ish-yllit të Evertonit, me PSG-në që shihet si favorit pasi pritet largimi i Mbappe.

Raporti shton se klubi i Ligue 1 është edhe gati të shpenzojë 90 milionë euro për të nënshkruar me Lukakun dhe shton se sulmuesi mund të jetë i hapur për kalimin në “Parkun e Princave”. Lukaku ka shënuar tetë gola dhe dhuruar dy asistime në 20 ndeshje për Chelsean, derisa ka kontratë deri në vitin 2026.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë vit ndryshe nga herët e tjera ditëlindja e moderatores…